Tori Xheçuka u iku në Dubai, bashkë me vëllain morën pjesë në vrasjen e Kastratit

1 Views· 07/06/24
WTube
WTube
1 Subscribers
1

#oranews #torixhecuka #dubai

Hektor alias Tori Xheçuka, është një nga personat e shpallur në kërkim nga prokuroria e posaçme SPAK. I konsideruari nga policia e Shtetit si një vrasës me pagesë, Xheçuka nuk mundi të arrestohet nga RENEA për shkak se është larguar në Dubai.

Përmes hetimeve të kryera nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Alfred Shehu, mbi një material të aplikacionit SKY, që ka mbërritur në Shqipëri këtu e tre vite më parë, SPAK finalizoi hetimin me 50 urdhër-arreste.

Materiali voluminoz që sot SPAK e ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme tek Atalanta Zeqiraj, ka mbërritur në Shqipëri disa muaj para se të vritet në 2022 në Fushë-Krujë, Briland Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Dy nga episodet kriminale që SPAK pretendon se ka arritur të zbardhë është vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier dhe Enrik Metës në Burrel.

Për këto dy ngjarje SPAK ka lëshuar urdhër arresti për Tori Xheçukën dhe disa persona të tjerë. Por që nga moment kur kanë ndodhur këto ngjarje policia e Shtetit dhe prokuroria e Fierit dhe ajo e Matit, kanë dalë me konkluzjone të qarta se kishin arritur të zbardhnin krimet dhe të vinin në pranga disa persona.

Sipas hetimeve të SPAK, Xheçuka, del se ka pasur rol të caktuar dhe në vrasjen e Shkëlzen Kastratit në qytetin e Fierit. Pavarësisht se kjo ngjarje deri diku është zbardhur nga prokuroria e Fierit, duke dënuar me 19 vjet njërin nga të arrestuarve Albert Zaja, SPAK pretendon se ka zbardhur rolin e personave të tjerë në këtë vrasje.

Për këtë çështje prokurori i Fierit Dorian Tafili, kishte kërkuar për Zajën 25 vite burgim, por gjykata vendosi ta dënojë atë me 21 vjet heqje lirie. Ndërkohë Apeli Tiranë e dënoi përfundimisht me 19 vjet heqje lirie.

Në këtë ngjarje kriminale besohet se ka marrë pjesë dhe Elson Xheçuka, vëllai i Hektor Xheçukës nga Kamza. Ndaj Elsonit dhe dy personave të tjerë Elmir Tufa dhe Silvio alias Roland Cara, prokuroria e Fierit ka lëshuar masa arresti, por ende nuk janë ekzekutuar nga policia. Ata vijojnë të jenë në kërkim.

Çështja hetimore ndaj tyre është kthyer për rihetim nga gjykata e Fierit. Për tre personat e mësipërm gjykata ka caktuar për prokurorinë rreth 80 detyra proceduriale hetimore, me qëllim saktësimin e rolit të secilit prej tyre. Ndërkohë tashmë ky hetim në dorë është marrë nga SPAK.

Për më shumë lexoni në: https://[a]www.oranews.tv%2Fvendi%2Ftori-xhecuka-u-iku-ne-dubai-bashke-me-vellain-moren-pjese-ne-n-e-kas-i1160995[/a]

Follow Televizionin Ora News

Website: www.oranews.tv

Youtube http://bit.ly/2DDddtL

Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s

Instagram https://www.instagram.com/oranewstv/

Twitter https://twitter.com/OraNewsRTV

Show more

 0 Comments sort   Sort By